Një 20-vjeçar shqiptar është kapur brenda një shtëpie bari në Leeds të Anglisë teksa mundohej të fshinte një shumë prej 140.300 paund në bodrum.
Ai është identifikuar si Daniel Kabali i cili rezulton një emigrant i paligjshëm në Mbretërinë e Bashkuar.
Ka qenë vet sjellja e të riut që ka bërë të dyshojë policinë vendase, pasi shqiptari nuk zbatoj urdhërin për të hapur derën po filloj të lëvizte me të shpejt nëpër shtëpi. Pasi shqyen derën policët gjetën shumën e parave në një dollap në hapësirën e papafingos.
Gjatë dëshmisë së tij para autoriteteve britanike 20-vjeçari pranoi se ndodhej në Britaninë e Madhe në mënyrë të paligjshme dhe i detyrohej një bande trafikantësh 24,000 pound dhe deri tani kishte arritur të paguante vetëm 4,000 £. Ai u dënua me 15 muaj burg.