Një gol i mjaftoi Manchester Cityt për të rrëmbyer tre pikët ndaj Bournemouth dhe për që qëndruar 1 pikë larg Liverpoolit në garën për titull.
Një transfertë aspak e lehtë ajo në “Vitality Stadium” për ekipin e Guardiolës, me vendasit që luajtën kartat e tyre dhe rrezikuan jo pak.
Sfida u zhbllokua që në minutën e 25-të në favor të “qytetarëve” me Phil Foden që dërgoi topin në rrjetë.
Bournemouth filloi të rrezikonte në kërkim të barazimit, por Ederson vazhdoj të tregojë se është në lartësinë e duhur. Pjesa e dytë pati tjetër ritëm loje me vendasit që i dhanë rëndësi mbrojtjes për të mos pësuar të dytin dhe kërkonin të shfrytëzonin kundërsulmet.
Trajneri i Cityt, Guardiola freskoi skuadrën në 45 minutat e dyta, me Nunes dhe Haaland që u zëvendësuan nga Doku dhe Alvarez. Skuadra nga Manchesteri shkon në kuotën e 59 pikëve, një pikë më pak se Liverpool.
Phil foden has opened the scoring for Manchester City in this mouth watering fixture.
Bournemouth 0-1 Manchester City [24′]#BudweiserPremierLeague #YoursToTake pic.twitter.com/zQINujylaI
— 🇳🇬 D.U.C.E🗣 (@mazi_duce) February 24, 2024