Tre gra janë gjetur të vrara në një shtëpi publike në Vjenë. Siç mësohet nga mediat e huaja një dëshmitar ka deklaruar se kishte vënë re gjurmë gjaku jashtë ndërtesës, e cila ndodhet pranë lumit Danub.
Trupat e tre viktimave kishin “prerje dhe plagë me thikë”, tha zëdhënësi i policisë Philipp Hasslinger për Associated Press. Një 27-vjeçar u arrestua shpejt në afërsi të bordello-s, teksa mbante një thikë, armën e supozuar. Policia tha se i dyshuari do të merret në pyetje të shtunën vonë.
Policia gjeti një grua të katërt brenda në bordello dhe ajo po merrej në pyetje nga policia si dëshmitare.
Identiteti i tre viktimave mbetet i paqartë. Shtëpitë publike janë të ligjshme në Austri.