Policia e Fierit ditën e sotme ka marrë një denoncim se në lagjen “1 Maji” dikush po tentonte të grabiste një kioskë duke thyer xhamat.
Nga aksioni i uniformave blu u bë e mundur kapja e Orjon Llupos 42 vjeç i cili banonte në Lushnjë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.