-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Më 28 shkurt Tirana pret Samitin e Ukrainës, Zelensky për herët të parë në Shqipëri

Kryesoret

Më 28 shkurt Tirana dhe Shqipëria do të presin për herë të parë një Samit dedikuar tërësisht Ukrainës.

Data 28 shkurt do të jetë dhe vizita e parë e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, datë në të cilën siç thamë do të mbahet samiti për Ukrainën në Ballkanin Përendimor.

Lideri ukrainas pritet të mbërrijë në Tiranë në mbrëmjen e 27 shkurtit, ndërsa më datë 28, të mërkurën, do të marrë pjesë në samitin ku do të marrin pjesë edhe disa nga zyrtarët më të lartë të Brukselit, liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të Europës Juglindore.

Në axhendën e tij, Presidenti i Ukrainës pritet të ketë disa takime bilaterale, mes të cilave me kryeministrin Edi Rama, Presidentin Bajram Begaj dhe  kryeparlamentaren Lindita Nikolla, megjithëse detajet e vizitës, nuk janë konfirmuar ende zyrtarisht për shkak të nivelit të lartë të sigurisë mbi të cilin do të zhvillohet kjo vizitë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit