Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, në prag të samitit që do të mbahet në Tiranë më 28-29 shkurt, ka falenderuar shtetin tonë për solidaritetin e treguar me Uktrainën.
“Faleminderit për fjalët tuaja të mira dhe solidaritetin e palëkundur me Ukrainën, Bajram Begaj”, shkroi ai.
“Ne vlerësojmë mbështetjen e Shqipërisë dhe presim me padurim sigurimin e një të ardhmeje paqësore evropiane si për vendet tona ashtu edhe për Europën në tërësi”, shtoi Zelensky në X, ndërsa ka ndarë postimin e Begajt.
Presidenti dje me rastin e shënimit të dyvjetorit të luftës Rusi-Ukrainë shkruante: “Dy vjet pas agresionit ushtarak të paprovokuar dhe të padrejtë të Rusisë kundër Ukrainës, ne qëndrojmë me frikë nga lufta e guximshme e popullit ukrainas për liri, dinjitet dhe sovranitet. Ne mbetemi aleatë të palëkundur të Ukrainës, duke mbrojtur së bashku këto parime universale”, shkroi Begaj në X.