-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Flasin tre fëmijët në gjyq: Si e vramë dhe groposëm babanë

Kryesoret

Mesditën e sotme kanë dalë përpara gjykatës së Durrësit tre fëmijët e arrestuar për vrasjen e babait të tyre në fshatin Shën Vlash.

Vajza, që në fillim mori përsipër krimin, Hygerta Meta ka deklaruar se “vëllai dhe nëna kanë mësuar vrasjen më vonë kur erdhën në banesë. Unë dhe Hyseni jemi marrë me fshehjen e armëve dhe të gjurmëve”.

Djali i vogël i familjes, Amarildo ka thënë se “e mora vesh kur erdha në shtëpi nga puna. Gjeta mamanë të shqetësuar.

Nëna më tha se kishin vrarë babanë. Aty nisëm të kryenim veprimet për të fshehur, u kërkova ndihmë shokëve për të larguar automjetin”.

Hygerta Meta bashkë me dy vëllezërit Hysen e Amaralido Meta pritet që të lihen në arrest me burg pa afat, sikur ka kërkuar prokuroria.

Vajza e familjes dhe djali i madh Hyseni akuzohen për vrasjen, kurse vëllai i vogël për bashkëpunim.

Brenda kafazit, këta janë tre fëmijët që vranë dhe groposën të atin

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit