-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I vendosën tritol në shtëpi/ Kush është Ilir Koçilja, që vrau fqinjin në mes të Durrësit

Kryesoret

Mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit ndodhi një shpërthim me tritol, i vendosur në një banesë në lagjen nr.4.

Sipas mediave lënda plasëse ishte vendosur në dritaren e shtëpisë së Ilir Koçiljas, një person ende “i freskët” për median dhe drejtësinë shqiptare.

Po kush është Ilir Kocilja?

Më 14 shkurt, po në qytetin e Durrësit u regjistrua një ngjarje e rëndë, 46-vjeçari Halil Koka, u vra me thikë në zemër në mes të qytetit, pikërisht nga Halil Kocilja.

Si Koka ashtu dhe Kocilja ishin fqinjë, banues në lagjen nr.4. Vrasja siç ka konfirmuar dhe vet Kocilja ndodhi për motive të dobëta. Ai deklaroi para oficerit se shkaku për këtë konflikt ishte bërë gërvishtja e makinës.

Koçilja u shpreh se me Kokën ishin fqinj dhe se nuk shkonin mirë me njëri-tjetrin prej disa kohësh, pasi sipas tij, Koka e linte makinën te hyrja e pallatit.

Gjykata e Durrësit ka vendosur “Arrest me burg” për Ilir Kociljan, person i cili rezulton dhe me probleme të shëndetit mendor.

Për ngjarjen e sotme pritet ende një njoftim nga ana e policisë, për të vërtetuar nëse shpërthimi është një atentat hakmarrjeje, apo mund të dalin në skenë pista të reja.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit