-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rriten çmimet e biletave të transportit

Kryesoret

Ndonëse çmimet e biletave të autobusit për linjat interurbane përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave dhe kishin mbetur të pandryshuara që nga 2007, operatorët vitet e fundit kanë zbatuar çmime më të shtrenjta se tarifat zyrtare.

Tashmë qeveria ka ndryshuar çmimet zyrtare të biletave të autobusit për linjat ndërqytetëse, duke i rritur ato deri 40% më shumë krahasuar me tarifat e përcaktuara në vendimin e vitit 2007.

Në vendimin e botuar në Fletoren Zyrtare çmimet e reja për biletat e autobusit në linjat ndërqytetëse nisin nga 50 lekë për distancën 10 km deri në 1,450 lekë për distancën 330 km. Krahasuar me tarifat e përcaktuara në bazë të vendimit të 2007-s, çmimet e biletave të autobusit nga distanca prej 10 km deri në 300 km u rritën nga 43 deri 50%.

Por Shoqata e Transportit Ndërqytetës sqaron se udhëtarët e linjave me autobus nuk preken nga ndryshimet e çmimeve. Kryetari i Shoqatës Dashnor Memaj pohoi se nuk kemi të bëjmë me rritje çmimesh, por formalizim të tregut, pasi operatorët prej kohësh operojnë me çmimet e përcaktuara në vendimin e ri.

“Nuk kemi të bëjmë me rritje të tarifave, madje për disa itenerare çmimet e biletave janë më të ulëta. Çmimet në VKM e re janë zyrtarizmin i tarifave aktuale që aplikojnë operatorët e linjave ndërqytetëse. Pra kemi të bëjmë me formalizim të tregut dhe vënia në zbatim e pajisjeve të fiskalizimit që do të sistemojë tregun”, tha ai (Lexo KETU shkrimin e plote).

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit