-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Banorët në protestë për lumin Shushica: Nuk jemi kundër zhvillimit, por jo mbi kurrizin tonë

Kryesoret

Banorët e Luginës së Shushicës dhe disa aktivistë mjedisi po protestojnë kundër ujësjellësit të ri të Himarës, që devijon këtë lug për të furnizuar me ujë bregdetin.

Ara pretendojnë se qeveria shqiptare nuk ka mbajtur asnjë dëgjesë për këtë projekt që ndikon direkt në ekonominë e tyre.

Banorët kërkojnë anulimin e lejes së ndërtimit, të vendimit për vlerësimin paraprak të ndikimit në mjedis, si edhe anulimin e lejes për përdorimin e ujit nëntokësor.
’Ne nuk jemi kundër zhvillimit të Himarës, por jemi kundër që kjo të bëhet në kurrizin tonë” – shprehet Shyqyri Hoxhaj, banor i fshatit Kuç – Buronja.

’Ne aty pimë ujë, bagëtia po ashtu, me të vadisim tokat bujqësore” – shprehet më tej 67-vjeçari, i cili është lindur e rritur pranë Lumit të Vlorës, siç e quajnë vendasit Shushicën. Së bashku me Hoxhajn me dhjetra banorë të Luginës protestuan të shtunën (24.02) në urën e Laskos, që ndodhet fare pranë veprës së ujësjellësit.Nga devijimi i ujit të lumit preken rreth 30 fshatra të Bashkisë Himarë dhe asaj Selenicë në Shqipëri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit