Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Milano të Italisë, ku një 62-vjeçar shqiptar është përplasur për vdekje në autostradë nga një makinë.
Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, mësohet se 62-vjeçari, i identifikuar si Edmond Haxhiu ishte një punëtor i cili po kryente mirëmbajtje në autostradën Milano-Serravalle, ku një makinë e tipit “Polo” e cila drejtohej nga një 22-vjeçar ka përplasur 62-vjeçarin.
Shpejtësia e lartë me të cilën po udhëtonte i riu ka shkaktuar në përplasje brutale, e pa mjaftueshme ishte dhe ndihma e mjekëve, fatëkeqsisht shqiptari ndërroi jetë në spital.
Rrethanat e ngjarjes janë ende nën hetim, ndërsa shoferi i makinës ka deklaruar para policisë se nuk ishte shpejt por thjesht kishte humbur kontrollin e makinës.