Ish-kryeministri Sali Berisha ka sjellë dhe një herë në vëmendje zjarrin që ra në QSUT, kjo duke shpërndarë në rrjetet sociale një denoncim i cili sipas tij vjen nga një mjeke në këtë qendër, dhe lidhet pikërisht me zjarrin.
Në postimin e tij Berisha shkruan se nuk u mbajt asnjë përgjegjësi për djegien e spitalit, ndërsa në denoncim citohet se në katet nëntokë aty ku ranë flakët janë djegur pajisje me vlerë miliona euro, për të cilat nuk është thënë asgjë.