Mbrëmjen e djeshme është hedhur një sasi tritoli afër banesës së Ilir Koçiljas, i cili më 14 shkurt vrau me thikë fqinjin e tij Halil Kokën pas sherrit për parkimin.
Nga shpërthimi është dëmtuar dritarja si dhe brenda në kuzhinë ka dëme të mëdha. Janë dëmtuar shumë mobiliet, ndërsa në murin e jashtëm është shkruar “endacaku vrasës’.
Nga pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë personi që ka hedhur tritolin është një person me kapele në kokë, i cili është identifikuar dhe shpallur në kërkim nga policia.
Shpërthimi shkaktoi panik te banorët. Por si ndodhi vrasja pak ditë më parë? Ilir Koçilja pas një debati me fqinjin e tij Halil Koka për parkimin e një automjeti, e goditi me thikë këtë të fundit duke i marrë jetën.
Ilir Koçilja ndodhet aktualisht në paraburgimin e Durrësit dhe njihet si person problematik në zonë dhe me precedentë të mëparshëm penalë.