Policia e Shtetit njoftoi sot se Denis Brajoviç është arrestuar në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ai akuzohet se ekzekutoi Ndue Gjinin në gusht të vitit 2020. Ishin mesazhet në “Sky” që zbuluan krimin e rëndë.
Vrasja u organizua nga Behar Bajri. Ekzekutimin e kreu Brajoviç, i cili pasi “kreu me sukses” punën që iu ngarkua, i shkroi fillimisht Bajrit, duke e informuar dhe duke kërkuar që Edmond Preka që i siguroi transportin, ta priste, pasi “ishte afër”. Më pas, ai i shkroi Ervis Martinajt. Me mesazhin “Kryvi”, e bëri me dije se vrasja ishte kryer.
Biznesmeni Pëllumb Gjoka në krahun tjetër shprehet…”ok vella, kjoft me zotin, futja gjumit…”. Në dosje personazhet i drejtoheshin njëri tjetrit me nofka dhe pseudonime. “Kapedani”, “Daci” ose “Lopata” ishte Behar Brajoviç, “Kolombo” ishte Pëllumb Gjoka, “Deno” ose “Denis” Denis Brajoviç, “Mondi” ishte Edmond Preka, “Dori” ishte Klaodor Haka.
I akuzuar për vrasjen e Gjin Ndojit, arrestohet në Dubai Denis Bajri