-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD: Korrupsioni pas ‘Tigrave’ të Vlorës

Kryesoret

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Eno Bozdo akuzoi se pas TEC-eve lundruese në Vlorë fshihet një aferë e pastër korrupsioni.

Në fund të ditës kur të kalojnë disa vite do të kemi dy anije që do të vlejnë vetëm për skrap për të cilat shqiptarët do të kenë paguar mjaftueshmërit para aq sa për të ribërë jo vetëm TEC-in e Vlorës, por edhe për ta lidhur me TAP-in për të furnizuar TEC-in e Vlorë.

Pyetja është se për cfarë arsye u preferuan Tigrat 1 dhe 3 dhe jo TEC-i i Vlorës, që të financohen dhe lidhja e tij me daljen e gazit të TAP-it në Seman të Vlorës, sepse kanë kapacitet thuajse të njëjtë.

Investimi në rastin e Tigrave është gati tre herë më i lartë. Por se u la në harresë TEC-i i Vlorës? Nuk ishte prioritet vetëm i qeverisë së PD-së për t’u vënë në punë, por edhe në 2014 nga qeveria Rama që në 2014 e konsideroi prioritet dhe me premtimin se do ta trefishonte prodhimin.

Sigurisht kjo bëhet për shumë arsye, së pari hapja e rrugës së privatit, që të ndërtojnë dhe të lidhin kontrata me qeverinë për të pasur kontrata dhe në rastin më të mirë është neglizhencë e pafalshme. Pas 12 viteve kur kemi gazin në derë të shtëpisë, kjo gjë lihet në harresë dhe TEC-i i Vlorës është aty dhe asgjë nuk ndodh” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit