-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Samiti për Ukrainën/ Tirana e ‘blinduar’, ja cilat rrugë bllokohen nesër

Kryesoret

Samiti për Ukrainën i cili do të bëjë bashkë liderët e Ballkanit, do të sjellë ndalim qarkullimi në disa rrugë.

Drejtori për Sigurinë Publike Rebani Jaupi gjatë një konference për mediat ka zbuluar masat që do të ndërmerren për aktivitetet e asaj dite.

Do të bllokohen këto akse:
– Rruga “Rinas – Qafë Kashar” dhe anasjelltas;
– Autostrada “Tiranë- Vorë” dhe anasjelltas;
– Unaza e Madhe, nga ish-sheshi “Shqiponja”, deri te rrethi i Sanatoriumit, dhe anasjelltas;
– Rruga e Elbasanit nga rrethi i Sanatoriumit deri tek ura e Elbasanit dhe anasjelltas.
-Gjithashtu, të gjitha rrugën që lidhin rrugën e Elbasanit, me rrugët “Papa Gjon Pali II”, “Dervish Hima”, “Asim Zeneli”, “Themistokli Gërmenji”, “Ismail Qemali”, “Mustafa Matohiti”, “Jul Variboba”, “Faik Konica”, “Fatmir Haxhiu”, “Gjeneral Nikols”, rrugën e Atjonit, “Sheh Ahmet Pazar”, si dhe të gjitha rrugët që lidhin bulevardin “Dëshmorët e Kombit” me rrugët “Ibrahim Rugova”, “Ukraina e lirë” dhe “Lek Dukagjini”, do të jenë të bllokuara.
Në këto segmente nuk do të lejohet parkimi i mjeteve dhe për këtë arsye do të njoftohen të gjithë banorët e zonës, për mosparkim të mjeteve në këto segmente.

“Policia e Shtetit, në bashlkëohnim me Gardën, ka hartuar një plan për sigurimin e rendit para dhe gjatë këtij samiti. Janë marrë masa për menaxhimin e trafikut, do të ketë bllokim të shkurtër.”, tha Jaupi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit