Doganierët francezë kanë sekuestruar një sasi të madhe droge në portën e trafikimit në Saint-Jean-de-Vedas.
131 kilogramë marijuanë dhe 3 kg kokainë i janë sekuestruar një shqiptari në furgonin e tij teksa po udhëtonte në Spanjë.
Sasia e drogës iu gjet një 30-vjeçari shqiptar. Qeni i doganës ka ndihmuar në këtë zbulimin e sasisë së fshehur.
I riu shqiptar, i cili jeton në Strasburg, pretendoi se kishte një dërgesë për të bërë në Gjermani përpara se të bënte komente gjithnjë e më konfuze. Hetimi iu besua brigadës së narkotikëve të policisë gjyqësore të Montpeljesë. Individi u soll në prokurori për paraqitje të menjëhershme por gjykimi u shty për më 22 mars.