-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Auron Tare: Armiqtë e Shqipërisë?

Kryesoret

Këto janë pamje nga peizazhet përgjatë Lumit Shkumbin.

Diku më poshtë gjarpëronte rruga e ‘Mretit’ apo e famshmja Via Egnatia. Rrugë që nga ndërtimin i saj modern nga trupat ushtarake romake, kaluan të gjitha ngjarjet historike Europiane.

Këtej kaluan ushtritë perëndimore drejt Orientit. Këtej kaluan të gjitha fiset e mundshme barbare që i suleshin Oksidentit.

Pak më poshtë nga ky pejsazh, fiset Gote pësuan një nga disfatat e mëdha të shënuara ne historinë e fundit të Romes.

Pechenegët e llahtarshëm, Hunët, Avarët, Sllavo-Bullgarët, Gotët dhe Ostrogotët, Kryqëtarët, Dërgatat e Venedikut, ushtritë mercenare të Bizantit. Belisariusi, gjenerali i famshëm që luftoi në gadishullin Italik kaloi këtej me ushtritë e tij.

Mesjeta me barbarët e pas tyre ushtritë e tmershme otomane të cilat dolën në Adriatik duke shkatërruar dhe pushtuar Arbërinë.

Sa rrëfime, këngë, përralla kemi dëgjuar për Turkun e Tmerrshëm? Turku i cili digjte dhe rrëmbente fëmijët?

Turku që shkretonte gjithçka që gjente në udhën e vet? Ndërkohë edhe pse kërkon të gjesh gjurmë të këtyre shkatërrimeve apokaliptike kudo në Shqipëri nuk gjen gjë.

Pushtuesi i tmerrshëm, Turku i Madh nuk na paska bërë asgjë.

Po hiç fare me sa duket. Iku dhe turku e theu qafen me gjithë telenovelat dhe ja erdhi Shqiptari. Shqiptari ky patriot i madh i cili i këndon lirisë dhe dashnisë për vendin e vet.

Kaloi shqiptari i pa varur dhe krenar në këto rrugë të shkelura nga te gjitha hordhitë barbare te mundshme dhe ja. Shikojeni vetë se çfarë ka bërë shqiptari përgjatë rrugës antike Via Egnatia.

P.S: Se harrova Portën e Artë në hyrje të Via Egnatias. Porta ku hynin Perandorët. Porta që hapte Orientin apo Oksidentin. Tani hap Kafen e Pronarit të Pallatit që ka ndërtuar mbi të. Patriotizëm apo jo?  

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit