-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Detaje të reja nga vrasja e Edmond Mustafas/ “Tradhtarët” e klanit dhe blogeria e famshme

Kryesoret

Kanë dalë në dritë detaje të reja në lidhje me vrasjen e shqiptarit Edmond Mustafa ditën e djeshme në Tivar të Malit të Zi, ku u arrestua 28-vjeçari Dino Ibrahimoviç, i akuzuar si autori i vrasjes.

Mediat malazeze raportojnë se Mustafa dhe 28-vjeçari kanë qenë shokë më parë dhe së bashku ishin pjesë e “Skajlar”, një klan mafiozësh të përfshirë në vrasje dhe akte të tjera kriminale.

Dyshimet qëndrojnë se Mustafa po shihej me sy ndryshe nga anëtarët e klanit pas vrasjes së një prej “kokave” të grupit, Alan Kozar, në vitin 2020 në Korfuz.

Ai filloi të pretendonte në rrjetin social “Tiktok” se pas vrasjes së Kozar qëndronin “tradhtarë nga klani Skaljar” .

Ai dyshohet se ka publikuar korrespondencën sekrete të Sky-it si dhe ofruar në polici si dëshmitar-bashkëpunëtor.

Mustafa në të kaluarën ka kërkuar statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë për zbardhjen e disa vrasjeve të kryera nga anëtarët e bandës Skalja dhe klanit Kavac. Megjithëse ai pranoi përpara autoriteteve policore bashkëpunimin e tij në disa vrasje dhe nxori emrat e autorëve ai nuk u arrestua kurrë dhe nuk iu dha statusi që kërkonte.

Në skenë del gjithashtu dhe një tjetër detaj i ri, motiv i vrasjes së tij mendohet të jetë dhe fakti se pas vrasjes së bashkëpunëtorit të tyre Zijad Nurkoviq në Spanjë në vitin 2019,Mustafa filloi një lidhje dashurie me të venë e tij, blogeren e famshme malazeze Vasilia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit