Dy persona janë vendosur në pranga dhe 5 të tjerë janë proceduar penalisht për veprën të ndryshme penale.
Një 28 vjeçar u procedua pasi ditën e djeshme ka përplasur me automjetin e tij një 42 vjeçar që lëvizte me biçikletë. 42-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën.
Nën hetim janë vënë edhe një 38 vjeçar dhe dy 17 vjeçare pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.
Një 41 vjeçar, banues në Rodovesh, u vu nën hetim pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortit të motrës së tij.