Në samitin që po mbahet në Tiranë “Ukraina-Europa Juglindore”, ku Presidenti i Ukrainës po vjen për herë të parë në Shqipëri është i pranishëm edhe Alex Soros, djali i filantropit George Soros.
George Soros ia ka dhënë kontrollin e kompanisë së tij me vlerë 25 miliardë dollarë djalit të tij të vogël Alex Soros.
Bizneset e përfshijnë Fondacionin e tij jofitimprurës për Shoqëri të Hapur, i cili e ushtron aktivitetin në më shumë se 120 vende në botë ku jepen 1.5 miliardë dollarë në vit për grupet, që mbështesin të drejtat e njeriut dhe nxisin rritjen e demokracive në mbarë botën.