Kryeministri shqiptar Edi Rama ka ndarë një mesazh për samitin e Europës e Juglindore dhe për mikpritjen e presidentit ukrainas.
Nëpërmjet postimit në Facebook Rama thotë se Zelensky është një lider historik i Ukrainës.
“MIRËMËNGJES dhe me krenarinë për Shqipërinë, që sot mikpret në Samitin e Europës-Juglindore, liderin e rezistencës heroike ukrainase, Presidentin Volodymyr Zelenskyy, në një takim solidariteti e angazhimi të mëtejshëm të demokracive tona kundër agresionit rus, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.