Kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk do të marrë pjesë sot në Samitin e Ballkanit Perëndimor me BE.
Mësohet se kreu i qeverisë nuk do të marrë pjesë fizikisht për shkak të angazhimeve, por do të jetë pjesëmarrës virtualisht.
“Për shkak të angazhimeve të mëparshme, kryeministri I Kosovës, Albin Kurti nuk do të jetë I pranishëm fizikisht në Samitin e sotëm në Tiranë. Megjithatë kryeministri Kurti do të jetë pjesë e Samitit virtualisht përmes përmes një video-adresimi”, ka deklaruar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu për Kosova Press.