-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pyetja për Çamërinë që nxori Dulen nga shinat

Kryesoret

Për herë të dytë brenda pak muajsh, ditën e sotme në Tiranë erdhi një grup avokatësh grekë me Vangjel Dulen dhe Flamur Nokën në krah duke kërkuar lirimin e Fredi Belerit, vendimi për të cilin do të jepet në datë 5 Mars për akuzën e blerjes së votave për zgjedhjet e 14 Majit të vitit të kaluar.

Athanasios Zhupas, i prezantuar si anëtar i Kolegjit të Avokatisë së Greqisë u shpreh se në rastin ‘Beleri’ nuk është respektuar prezumimi i pafajësisë.

Rama pergatiti opinionin publik per nacionalizmin e semure. Nga data 6-12 maj pergjimet u shoqëruan me retoriken nacionaliste te zotit Rama”, tha kreu i PBDNJ Vangjel Dule.

Faji i Fredi Belerit do ishte ekspozimi i asaj çfarë ka ndodhur me pronat në bregdet. Kjo është drejtësi politike, me regji një hanxhar qe përdoret nga duart e Edi Ramës”, u shpreh deputeti demokrat Flamur Noka.

Por një pyetje e medias nxehu Dulen. Gazetarët pyetën avokatët grekë se përse nuk janë kaq të zellshëm edhe për të drejtat e çamëve që u larguan me dhunë nga shtëpitë e tyre dhe ende nuk mund të rikthehen në pronat e tyre.

Këtu ndërhyri Dule i irrituar duke dhënë leksione gazetarie. “Ky është abuzim profesional, ky quhet abuzim profesional. Kemi pyetje te tjera…” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit