-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FOTO/ Momenti kur hajduti i hyn në shtëpi dhe i vjedh armën gardistit

Kryesoret

Janë publikuar pamjet e momentit kur hajduti hyn në shtëpinë e punonjësit të Gardës dhe i vjedh armën e shërbimit.

Ditën e sotme një punonjës i Gardës bëri denoncimin se arma e tij e shërbimit ishte vjedhur. Policia sekuestroi kamerat e sigurisë në banesën e tij, dhe nga pamjet shihet momenti kur hajduti, i cili mbulon kokën me kapuç për tu mos identifikuar, futet në shtëpi për të kryer vjedhjen.

Ai fillimisht sigurohet se përreth nuk ka persona dhe se askush nuk po e sheh, më pas vazhdon me planin e tij duke u futur nga dritarja brenda në shtëpi.

36-vjeçari me iniciale Dh. P., banues në Tiranë, ka kallëzuar në polici se shtetas të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e tij dhe i kanë vjedhur armën e shërbimit.

Policia është ende duke punuar për zbardhjen e ngjarjes si dhe identifikimin e autorit, ndërsa shqetësues mbetet fakti se për çfarë qëllimi mund të përdoret arma.

Gardisti: Më vodhën pistoletën në shtëpi

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit