-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Samiti Ekonomik në Tiranë, Rama: S’ka drekë falas, kushtet për të marrë fondet e BE-së

Kryesoret

Në Tiranë u zhvillua samiti i vendeve të Ballkanit Perëndimor mbi planin e rritjes ekonomike të Bashkimit Evropian për rajonin. Kryeministri Edi Rama tha se të gjithë bashkë në Ballkan duhet të jenë në një zë me rëndësi.

Ose do ta bëjmë bashkë ose do të dështojmë së bashku. Ose bëjmë paqe për të punuar për begatinë tonë ose do të humbasim këtë paqe. Duhet të jemi bashkë për të mos e humbur këtë dritare mundësie. Të vetëm jemi të vegjël dhe rëndësia jonë është gati e papërfillshme. Por si mund të bëhemi më të lirë dhe të mëdhenj.

A nuk është ende e qartë se nuk ka një rrugë të shkurtër në këtë rrugëtim dhe drekë falas në BE. Respektimi i së drejtës është kusht për të përfituar. Ka një sërë kushtesh që duhet të plotësohen për të marrë fondet. Në Tiranë kemi nevojë për një valë të re reformash. Duhet të ketë përpjekje të përbashkëta për të ripërtërië duhet të përmbushim zonën e përbashkët të tarifave.

Kjo do të ulë gjashtë herë koston e të gjitha transaksioneve të biznesit me vendet e BE dhe duke bërë këtë mund të kursejmë afro gjysmë bilioni Euro në xhepat e qytetarëve. Ambicia jonë është që të jemi gati në qershor. Vetëm nëse ulim vetëm me tre orë pritjen e kamionëve tanë me BE dhe vendet e Ballkanit mund të marrim një rritje prej 25 miliardë eurosh” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit