-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Samiti Ekonomik, Rama: Zonë e përbashkët e pagesave në Euro

Kryesoret

Nga Samiti Ekonomik në Tiranë, kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria do të punojë pareshtur për të ecur para, drejt lehtësimit të transportit dhe tregut dixhital. Mbi të gjitha e vendosi theksin tek zona e përbashkët e pagesave në Euro që sipas do të sillte një kursim prej gjysmë bilioni euro për vendet e Ballkanit.

Ta lëmë politikën ballkanike jashtë kësaj sfide të përbashkët. Ose do ta bëjmë bashkë ose do të dështojmë së bashku. Ose bëjmë paqe për të punuar për begatinë tonë ose do të humbasim këtë paqe.

Duhet të jemi bashkë për të mos e humbur këtë dritare mundësie. Të vetëm jemi të vegjël dhe rëndësia jonë është gati e papërfillshme. Por si mund të bëhemi më të lirë dhe të mëdhenj.

A nuk është ende e qartë se nuk ka një rrugë të shkurtër në këtë rrugëtim dhe drekë falas në BE. Respektimi i së drejtës është kusht për të përfituar. Ka një sërë kushtesh që duhet të plotësohen për të marrë fondet. Në Tiranë kemi nevojë për një valë të re reformash.

Duhet të ketë përpjekje të përbashkëta për të ripërtërië duhet të përmbushim zonën e përbashkët të tarifave. Të punojmë pa reshtur për të ecur shpejt përpara drejt zonës së përbashkët të pagesave euro, drejt lehtësimit të tregtisë dhe transportit dhe tregut dixhital.

Nëse do të përmbushim kriteret për zonën e përbashkët të pagesave do të ulim me gjashtë herë koston e të gjitha transaksioneve të biznesit me vendet e BE dhe duke bërë këtë mund të kursejmë afro gjysmë bilioni Euro në xhepat e qytetarëve.

Ambicia jonë është që të jemi gati në qershor. Vetëm nëse ulim vetëm me tre orë pritjen e kamionëve tanë me BE dhe vendet e Ballkanit mund të marrim një rritje prej 25 miliardë eurosh” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit