Deputetët opozitarë kanë firmosur për të ngritur një padi në Gjykatën Kushtetuese për sa i përket tatimit të profesioneve të lira.
Ishte deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, e cila me anë të një postimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur listën e deputetëve që kanë firmosur, dhe thekson se ky ligj rëndon mbi bizneset e ndershme dhe shtresën e mesme.