Shpërthimi i fuqishëm që ka tronditur sot Lushnjën dhe që la pas dy viktima e disa të plagosur ka lënë pas edhe dëme të shumta materiale.
Teksa në vendngjarje ka rënë nata dhe të plagosurit janë dërguar për trajtim në spital, në kapanonin që ishte në pronësinë e deputetit socialist Bujar Çela kanë mbetur pas vetëm materiale të dëmtuara dhe xhama të thërrmuar.
Dëme kanë pësuar edhe godinat dhe bizneset që ndodhen pranë ambientit ku ndodhi sot shpërthimi i fuqishëm.