-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama me charter në Baku, Paloka: Duhet të shkarkohet

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama nga Bakuja ku ishte i ftuar në Samitin e 10-të të Korridorit Jugor të gazit deklaroi se korridori jugor e ka bërë Europën më të sigurt dhe do të mbetet një nga burimet e pakta konkurruese të transportimit të gazit për në BE.

“Sot jemi dëshmitarë se korridori jugor i gazit ka ndryshuar shumë jetë dhe ka bërë Europën më të sigurt.

Përqindja e gazit rus në Europë po bie, së shpejti do të jetë zero përqind. Sa i takon Shqipërisë, jemi të pozicionuar strategjiket në rrugën e gazsjellësit Adriatik.”, tha Rama.

Deputeti demokrat, Edi Paloka reagoi ndaj lajmit se kryeministri Edi Rama udhëtoi drejt Azerbajxhanit me çarterin privat.

“Vetëm një si Rama, të qenit kryeministri më i korruptuar në Evropë, e përplas me arrogancë në publik!

Për çdo vend tjetër normal, udhëtimi i një kryeministri me çarter të një kompanie biznesi, do të ishte skandal që minimalisht do çonte në shkarkim të tij.

Imagjinoni që kjo ka bërë përshtypje dhe në një vend si Azerbajxhani…! Çfarë afere të qelbur do të mbyllë këtë herë (se që ka marrë rrugën thjesht për të inauguruar ambasadën, këtë vetëm një idiot e beson)?” shkruan Paloka.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit