Rusia vazhdon të ketë ndikim në dialogun mes Serbisë dhe Kosovës.
Në një prezantim të Institutit Kosovar për Hulumtim dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED), u tha se Moska synon që dialogun ta çojë në OKB, në mënyrë që të fitojë një rol aktiv në këtë.
Letra e cila iu dërguar Bashkimit Evropian lidhur me mospranimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe Brukselit e cila ishte mohuar paraprakisht nga Rusia.
Bekim Sejdiu tha: “Së pari, e kishte dëshmuar qartë zbehjen e ndikimit rus në arenën globale në përgjithësi, por duke përfshirë në Ballkan, së dyti e kishte konsoliduar shtetin e Kosovës si një prej shteteve më pro perëndimore në rajon dhe së treti do të kishte qenë shtytje e fortë për orientimin properëndimor të Serbisë. Është shumë e qartë që asnjëra nga këto Rusia nuk do t’i dëshironte”.
Qëllimet e Moskës me ndërhyjet në dialog janë që Kosovën ta mbajë si një “konflikt të pazgjidhur” dhe të përfitojë duke e përdorur si rast shkëmbimi me planet ruse në Ukrainë dhe Gjeorgji. Bekim Sejdiu deklaroi: “Qëllimi i parë prej dialogut është të delegjitimojë shtetin e Kosovës për sa është e mundur, sidomos në aspektin ndërkombëtar, të diskreditojë politikat e Perëndimit, të forcojë rolin e OKB-së, të forcojë rolin e Rusisë në Ballkan, sidomos në Serbi dhe në qarqet antiperëndimore në rajon”.