Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi nga fjala e tij në Kuvend ka hedhur akuza të rënda ndaj mazhorancës dhe qeverisë së Edi Ramëls duke u thënë se fondet e IPARD i keni çuar te klientët e Kryeministrit.
“Nga viti në vit i keni zhytur në mjerim fermerët. Që kur e keni marrë tepsinë e timonit i keni futur për ruspë fermerët. Ndaloni dhe pyesni fermerët e Maliqit, hajde shkojmë i pyesim edhe në Myzeqe dhe nëse janë të kënaqur me fondet”, u shpreh Blushi.
Ndër të tjera Blushi tha se Ministri i Bujqësisë ka qenë prej kohësh me pushime dhe ka harruar të merret me hallet e fermerëve në terren.









