Një konflikt mes 2 vëllezërish ka ndodhur në Vlorë për motive të dobëta.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 14:40, në lagjen “Hajro Çakërri”, pranë xhamisë, shtetasit E. K., 36 vjeç, dhe A. Zh., 26 vjeç (vëllezër), dyshohen se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizkisht, me shtetasit A. J., 26 vjeç dhe A. J., 23 vjeç (vëllezër).
Si pasojë e konfliktit shtetasi E. K dhe A. Zh, janë dëmtuar lehtë dhe pas ndihmës mjekësore janë shoqëruar në Komisariat së bashku me palën tjetër të përfshirë në konflikt, për veprime të mëtejshme.
Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.