Ditën e martë më 5 shkurt, Rithemelimi do të mbajë mbledhjen e Këshillit Kombëtare, ku pritet të miratohen ndryshimet në statut, ku Gazment Bardhi do të shpallet nënkryetar i Rithemelimit.
Agron Gjekmarkaj ndërkohë të jetë automatikisht pjesë e kryesisë së Rithemelimit si nënkryetar së bashku me Bardhin.
Gjithashtu do te ndryshohet përbërja e kryesisë se Rithemelimit që do të integrojë brenda disa prej figurave te grupit Bardhi, mes emrave që do futen janë edhe Ervin Salianji si zv.kryetar grupi parlamentar dhe kryetarët e komisioneve parlamentare.
Përkatësisht emrat e rinj të anëtarëve të kryesisë pritet të jenë Dhurata Çupi, Zheni Gjergji, Tomor Alizoti, Ferdinand Xhaferri, Helidon Bushati dhe Ervin Salianji, së bashku me Bardhin dhe Gjekmarkajn që do jenë anëtarë kryesie për shkak të funksonit.
Të gjitha këto ndryshime do të votohen nga anëtarët e këshillit kombëtar ndërsa ky proces përmbyll edhe zgjedhjen e organeve drejtuese të partisë.