-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Infantino ‘vret’ kartonin blu: Nuk do e lejojë, dëmton futbollin

Kryesoret

Kreu i FIFA-s, Gianni Infantino ka vrarë personalisht planet për të futur një karton blu në futboll duke thënë se është një “karton i kuq për kartonin blu” dhe se ai nuk ishte vënë në dijeni për propozimet përpara se ideja e diskutueshme të bëhej publike.

“Nuk do të ketë asnjë karton blu të përdorur në nivel elitar” deklaroi Infantino.

“Kjo është një temë që për ne nuk ekziston. FIFA është plotësisht kundër kartave blu. Unë nuk isha në dijeni të kësaj teme dhe mendoj se FIFA ka një fjalë në Ifab. Nëse doni një titull, është kartoni i kuq në kartonin blu” shtoi ai.

Infantino tha se shtimi i një kartoni blu do të dëmtonte traditat e lojës së futbollit. “Duhet të jemi seriozë! Ne jemi gjithmonë të hapur për të parë ide dhe propozime. Por sapo ta shikoni, duhet të mbroni edhe thelbin dhe traditën e lojës. Nuk ka karton blu”.

Bordi i Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit (Ifab) vetëm pak javë më parë hodhi propozimin e një kratoni blu, një ndëshkim i cili detyron lojtarin të dali nga fushua për një minutazh të caktuar dhe më pas të rikthehet në lojë.

Një propozim i cili mori përkrahje nga shumë organe drejtuese por duket se FIFA-s nuk i ka kaluar poshtë kollaj duke e kundërshtuar zyrtarisht.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit