-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vuçiç kërkon zgjedhje të reja në Beograd: Të zbatohen rekomandimet e ODIHR-it

Kryesoret

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë më 2 mars se i ka kërkuar listës zgjedhore të lidhur me Partinë Përparimtare Serbe (SNS) që të shkojë në zgjedhje të reja në Beograd.

“E di që e keni shumicën, mirëpo më mirë është të humbësh sesa të përsëritet situata e vitit 2008, kur Partia Demokratike dhe Socialistët kanë kryer vjedhje zgjedhore”, ka thënë Vuçiç në një konferencë për media në Presidencën e Serbisë.

Ai i ka bërë thirrje qeverisë për të zbatuar menjëherë rekomandimet e bëra prej Zyrës së OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) në raportin e publikuar për zgjedhjet e mbajtura në dhjetor të vitit të kaluar në Serbi.

Më 28 shkurt, ODIHR e ka publikuar raportin përfundimtar për zgjedhjet e 17 dhjetorit.

Në të është thënë se zgjedhjet e jashtëzakonshme në Serbi “janë dominuar prej pjesëmarrjes vendimtare të presidentit, i cili, bashkë me përparësinë sistematike të partisë në pushtet, kanë krijuar kushte jo të drejta për pjesëmarrësit”.

Mes tjerash, është përmendur se “në përgjithësi, liritë themelore janë respektuar në fushatë, mirëpo ato janë minuar prej retorikës së ashpër, paragjykimeve në media, presionit te punëtorët e sektorit publik dhe abuzimeve me burime publike”.

Përveç raportit të ODIHR-it, edhe vëzhguesit e brendshëm në Serbi, dhe ata të huaj kanë përmendur parregullsi në procesin zgjedhor.

Ditë më parë, edhe Parlamenti Evropian e ka miratuar një rezolutë që bën thirrje për hetim ndërkombëtar për dyshimet për parregullsi në zgjedhje, si dhe për pezullim të fondeve evropiane, nëse vërtetohet që autoritetet kanë qenë drejtpërdrejt të përfshira në mashtrime zgjedhore./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit