Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Serbi. Sipas informacioneve nga mediat e huaja, sot policia ka gjetur trupat e dy fëmijëve në Petrovardin, të cilën autoritetet e lidhin me një vetëvrasje që ndodhi të premten në mbrëmje.
Të premten rreth orës 22:00, ekipi i emergjencës ka dalë në terren në Bulevardin Cara Lazara 7, ku një 25-vjeçar dhe një grua 23-vjeçare janë hedhur nga një pallat 17-katësh.
Çifti i martuar nuk jetonte në atë pallat, por sipas informacioneve jozyrtare, në banesën në Petrovaradin ku jetonin, kanë vrarë fëmijët e tyre, një dhe tre vjeç, dhe më pas janë drejtuar për në Novi Sad, kanë thyer derën nga dalja në tarracën e pallatit dhe më pas janë hedhur.
Nuk dihen më shumë detaje për shkaqet e kësaj tragjedie.