Dëshmi të reja vijnë nga Lushnja për shpërthimin që ndodhi dje dhe që la dy të vdekur dhe shtatë të plagosur, mes tyre deputeti Bujar Çela. Banorët kanë treguar momentet e panikut që kanë përjetuar.
“U ktheva urgjent se më thanë që kishte ndodhur diçka e keqe, kur erdha i gjeta njerëzit jashtë, xhama kudo, hekurat të hedhur gjithandej, me këtë gjendje që është shtëpia mund të kisha gjetur njerëz të vrarë, i ka ruajtur Zoti”, thotë një banor.
Si pasojë e shpërthimit të gjithë familjarët kanë mbetur të shokuar ndërsa kaluan edhe natën jashtë ambientit të shtëpisë.
Babë e bir vdesin ditën e parë të punës, banorët: Ishte si Gërdeci