-sidi education-spot_img
-2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përçahet myslimanët/ Zgjedhje dhe protestë: Largoni gylenistët

Kryesoret

Komuniteti Mysliman zgjedh sot kryetarin ndërkohë që gjatë procesit është zhvilluar një protestë para Medresesë së Tiranës për largimin e “gylenistëve”.

Sipas KMSH, në garë për këtë post janë kryetari aktual i institucionit, Bujar Spahiu, Eduard Shefki, Administrator i Myftinisë së Durrësit dhe Emirjon Vathaj, Myfti i Beratit. Zgjedhjet zhvillohen në përfundimin e mandatit 5-vjeçar të kryetarit aktual, i zgjedhur më 2 mars të vitit 2019.

Para Medresesë së Tiranës dhjetëra besimtarë kanë zhvilluar një tubim për të kundërshtuar manipulimin e zgjedhjeve që sipas tyre po ndodh në KMSH dhe uzurpimin që po i bëhet institucionit nga ndjekësit e Gylenit.

Pak ditë më parë, gjatë një vizite të Kryeministrit Edi Rama në Ankara, Presidenti turk, Recep Tayipp Erdogan kërkoi largimin e personave të lidhur me Fetullah Gylen, klerikun turk që jeton në Shtetet e Bashkuara, organizata e të cilit, FETO, është shpallur terroriste në Turqi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit