Mes dhimbjes së thellë, Roland dhe Lidio Hoxha, babë e bir që humbën jetën dje pas shpërthimit të bombolës së oksigjenit në Lushnjë, u përcollën sot në banesën e fundit.
Për ngushëllime në familjen Hoxha shkoi ministri i Brendshëm, Taulant Balla shoqëruar nga kryetarja e bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa.
Roland Hoxha dhe i biri, Lidio ishin duke punuar në vinç ku me ndihmën e tij ngrinin 2 bombola oksigjeni me të cilat po kryenin saldime në pjesën e tarracës.
Dyshohet se gjatë punës një bombol u shkëput nga vinçi dhe u përplas në tokë duke shkaktuar një shpërthim që shkatërroi gjithçka dhe mori jetën e të dyve.
Kush gaboi? Si vdiqën babë e bir brenda biznesit të deputetit (Intervista)