-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Foden gjunjëzon ‘Djajtë e Kuq’, derbi i Manchesterit i takon Cityt

Kryesoret

Manchester City seleksionoi një tjetër triumf në derbi përballë Manchester United këtë të diele në raundin e 27-të të Premier League.

Një përballje emocionuese midis dy gjigandëve të futbollit anglez, por në fund e dominuar nga skuadra e Pep Guardiolës. Të partë që gjetën avantazhin dhe e mbrojtën me “dhëmbë” ishin Djajtë e Kuq, me një super gol të Rashford i cili solli shpresë tek tifozët për një fitore ndaj rivalëve aq shumë të urryer.

Pas disavantazhit City mori në dorë kontrollin e lojës, mbajtje topi dhe raste pa fund, por pa mundur të gjejë golin përball ekipit të Ten Hag, të vendosur të gjithë në linjën mbrojtëse dhe mbajtën avantazhin në pjesën e parë.

Një avantazh që u harrua totalishtë në 45 minutat e dyta, pasi ‘Qytetarët’ vazhduan me breshërinë e tyre në kërkim të barazimit dhe ishte pikërisht djali i qytetit Phil Foden ai që shënoi një super gol me të majtën. Pas të parit edhi dhe i dyti sërish me Foden, dhe për të shuar shpresat e Djajve të Kuq për një fitore, mendoj i zakonshmi Haaland i cili vulosi shifrat në 3-1.

Manchester City siguron kështu një tjetër fitore në derbi dhe vazhdon ritmin titull me 62-pikë në vendin e dytë. Vetëm një më pak se Liverpooli kryesues.

United nga ana tjetër sheh veten të distancohet nga zona Champions, vendi i 6-të në renditje me 44 pik, 9 më pakë se Aston Villa e vendit të 4.

GOLAT

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit