Ditën e sotme është hapur baza ajrore e NATO-s në Kuçovë. I ngarkuari me punë i Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë, David Wisner tha se Shqipëria është faktor stabiliteti në Ballkan.
“NATO është më e fortë dhe më e madhe, me burime më të mira. Nga pushimi i Ukrainës nga Rusia, NATO është rritur si simbol i gjithë angazhimit tonë dhe përkushtimit të Shqipërisë.
Përgëzoj dëshirën e Shqipërisë për të zgjeruar më tej angazhimin me NATO-n. Shqipëria është e vlerësuar me mburojën e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor” tha ai.