Sot do të përurohet në Kuçovë, baza ajrore e restauruar që tashmë është vënë në dispozicion të Aleancës së Atlantikut Verior.
Nga NATO janë të investuara afërsisht 50 milionë euro dhe më shumë se 5 milionë euro janë investuar nga qeveria shqiptare.
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka përshëndetur hapjen e Bazës Ajrore të NATO-s në Kosovë.
“Hapja e Bazës Ajrore Taktike të NATO-s në Kuçovë, Shqipëri, shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e pranisë së Aleancës në Ballkanin Perëndimor, duke kontribuar në rritjen e sigurisë në rajonin tonë dhe më gjerë. Ku ka NATO, ka paqe dhe stabilitet!” shkruan Osmani.