41 vjeçari nga Berati, Olti Dulçe oi cili është dënuar me 65 vite burg ka sërish probleme me drejtësinë greke.
Ai kishte ngritur një grup që siguronte heroinë dhe e fshihte atë nëpër çanta. Dy persona nga jashtë burgut i’a dorëzonin çantat tre personave të tjerë, të cilët arrinin t’i fusnin ato brenda burgut të Trikallas duke i’a dorëzuar një te burgosuri gjatë takimeve me të. Ky i fundit më pas i’a dorëzonte Dulçes, i cili e shiste drogën brenda ambienteve të burgut.
Sipas policisë, llogaritet që grupi të ketë fituar rreth 50 mijë euro nga tregtia e drogës. Gjatë kontrolleve në qelitë e dy të burgosurve, janë gjetur dhe sekuestruar 8 pako me 33.6 gram heroinë, 1 pako me 1.6 gram kokainë, 5 canta, 5 thika, 5 kapakë stilolapsi që shërbenin për peshimin e drogës, 1 celular dhe 1 fish karikuesi.