Më datën 1 mars ndodhi një shpërthim shumë i madh në Lushnjë në një magazinë.
Shpërthimi përveç dëmeve materiale solli mori dhe 2 jetë njerëzish duke shkaktuar 2 të vdekur dhe 7 të plagosur, një ndër ta edhe deputeti Bujar Çela.
Burime bëjnë me dije se ndër të tjera, në dosje thuhet se shkak për shpërthimin është bërë një avari.
“Nga hetimet e kryera dhe nga konkluzionet paraprake të ekspertëve dyshohet se shpërthimi është shkaktuar nga një avari që ka ndodhur gjatë procesit të punës që kryente viktima Roland Hoxha për prerjen dhe çmontimin e disa profileve të hekurit duke përdorur flakën me nxehtësi të lartë që prodhohet nga djegia dhe përzierja e oksigjenit me Acetilenin. Kjo avari ka bërë që një nga bombulat e cila dyshohet të këtë qenë më përmbajtje gazi acetilen ka shpërthyer duke shkaktuar dhe dëmet me pasojë humbjen e jetës së dy shtetasve, plagosjen e shtatë të tjerëvë dhe dëmtimin e objektit, banesave dhe e bizneseve përreth”, thuhet në dosjen e policisë.