Mundësia për të furnizuar me armatime Ukrainën u diskutua në “5 Pyetjet”. Kryetari i bashkisë Gramsh, Besjan Ajazi u shpreh se sot në ndryshim me me kohën e dikurshme ka një teknologji tjetër.
“Specialistët e asaj kohe nuk i përgjigjen teknologjisë së re. Më thuaj një sektor që zhvillohet pa u formuar në vazhdimësi. Kemi mundësi t’i formojmë profesionistët në vijimësi.”, u shpreh Ajazi.
Meçollari shtoi se për momentin nuk ka industri në Shqipëri për ta ndihmuar Ukrainën dhe duhet minimalisht 1 vit për ta ngritur.
“Duhet të ketë një proces vendimmarrës politik që të kalojë të gjitha fazat. Çështja, pyetja thelbësore është a duam ta ndihmojmë Ukrainën. Nëse Ukraina ka nevojë urgjente ti s’ke industri, duhet minimumi 1 vit për t’a zhvilluar si do ta zhvillosh.”, tha Meçollari.