Mbrëmja e djeshme ishte e Kristjan Asllanit. Mesfushori i kombëtares realizoi golin e parë të ndeshjes në fitoren 2-1 ndaj një kundërshtari që në fazën e parë kishte barazuar zikaltërit, të cilët tani e kanë dërguar në 15 diferencën e pikëve si kryesues me Juventusin ndjekës.
“E prisja prej kohësh këtë gol. Ta shënoja në San Siro është një emocion unik që nuk do harroj gjithë jetën time. Tani do më duhet t’i qeras të gjithë shokët e skuadrës” u shpreh Asllani.