-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Djali i Fredi Belerit pas dënimit: Do luftojmë deri në fund

Kryesoret

GJJKO dënoi sot me 2 vite Fredi Belerin për bashkinë Himarë në zgjedhjet për bashkinë Himarë në zgjedhje e 14 majit.

Në lidhje me këtë ka reaguar djali i tij, Petro Beleri ka dhënë një prononcim për median greke ethnos.gr.

Petro Beleri shprehet se kemi të bëjmë me një proces të pastër politik, i cili sipas tij bazohet në prova të rreme, vetëm që babai i tij të mos kryejë detyrën.
“Vendimi i shërben 100% synimeve të qeverisë shqiptare, në një kohë kur çdo argument i tyre është mposhtur. Ata duan të na çojnë sërish në zgjedhje, por çfarë kuptimi do të kenë ato, pasi po përpiqen në çdo mënyrë të pengojnë daljen e kryetarit të zgjedhur ligjërisht? Tani qeveria greke duhet të marrë një qëndrim të qartë. Të gjithë himarjotët janë të vendosur. Sot jashtë gjykatës ishin 100 persona, përveç atyre në sallën e gjyqit. Kjo është historike, e cila u zhvillua në mënyrën më të keqe për palën greke. Ne do të vijojmë të sillemi me nder dhe do të luftojmë deri në fund”, tha Petro Beleri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit