Policia e Tiranës ka arrestuar 74-vjeçarin Hekuran Gjoni, i cili akuzohet për vrasjen e djalit të tij, Asim Gjoni, pas një konflikti të çastit.
Ngjarja e rëndë ndodhi në banesën e tyre, ku H. Gjoni goditi djalin e tij me një mjet prerës, duke i shkaktuar plagë fatale. Më pas, Asim Gjoni humbi jetën në spital. Policia ka konfiskuar mjetin e përdorur në krim dhe ka nisur procedurat ligjore për veprën penale të “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”.
Rasti është në hetim nga specialistët për Krime të Rënda.









