Një shtetas italian duket se ka dashur të kthejë qendrën e Burrelit në një pistë të “Formula 1”. Kjo pasi ai është filmuar teksa bënte drift me makinën e tij tip “benz” pikërisht në qendër të kësaj zone të banuar.
Policia Rrugore bën me dije se ndaj 32-vjeçarit E.H., janë marrë masat e menjëhershme. Ai është shoqëruar në Komisariat, bashkë me automjetin e tij.
“Bazuar në disa pamje filmike në të cilat shfaqet një automjet me targa italiane, duke kryer manovra të rrezikshme (drift), në qytetin e Burrelit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat dhe ata të Policisë Rrugore kanë kryer veprimet për identifikimin dhe ndëshkimin e drejtuesit të automjetit.
Në vijim të veprimeve, nga specialistët e Policisë Rrugore i’u vendos masa administrative 40 000 lekë, bazuar në nenin 139 të Kodit Rrugor “ njofton policia.